Familja Ramadani nxirret me polici nga banesa e tyre në Beograd

Lajme

Familja Ramadani nxirret me polici nga banesa e tyre në Beograd

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 21:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përmbaruesja publike Vesna Markoviq sot në mëngjes ka dëbuar familjen Ramadani nga banesa në Beograd pa asnjë njoftim.

Sevdije Ramadani ka thënë se përmbaruesja Markoviq ka hyrë me forcë në banesë.

“Sot në mëngjes, me ndihmën e një punëtori, ka thyer drynin e derës tonë dhe ka hyrë brenda me ndihmën e një zyrtari policor”, tha ajo.

Siç transmeton “Danas”, Ramadani ka theksuar se ekzekutimi po bëhet edhe pse Gjykata e Lartë në Beograd ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për pronësinë e banesës.

Policia është në vendngjarje dhe nuk lejon që mediat të arrijnë deri te përmbaruesja Markoviq.

Organizata “Aksioni i bashkuar kulm mbi kokë” ka njoftuar për këtë ngjarje në faqen e saj në Facebook, duke theksuar se përmbaruesja Markoviq ka ndërmarrë veprime pavarësisht se “familja ka jetuar këtu ligjërisht për disa dekada dhe përkundër faktit se gjykata ka caktuar seancën për 14 dhjetor në të cilin do të përcaktohet pronësia e banesës”.

Ata shtuan se është shtëpia e vetme e familjes Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat