Alarmon politikani serb: Vuçiq po përgatitet për konflikt të armatosur në Kosovë

Lajme

Alarmon politikani serb: Vuçiq po përgatitet për konflikt të armatosur në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:57
Aleksandër Vuçiq

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përgatitet për një konflikt të armatosur në Kosovë.

Sipas tij, Vuçiç nuk ka më hapësirë për manipulime dhe e vetmja zgjidhje që i ngelet është një konflikt i armatosur.

Sanduloviç shfrytëzoi hapësirën mediatike në Euronews, pasi siç ai tha në Serbi është politikani më i ndaluar, për të bërë një thirrje dhe një paralajmërim mbi qëllimet e Vuçiç.

“Mendoj se ngjarjet dhe vetë procesi negociator që po zhvillohen dëshmojnë se ato që kam thënë janë absolutisht të vërteta, sepse unë përdor një fjalor të së vërtetës dhe realitetit, sado që të jetë e dhimbshme kjo në marrëdhëniet ndërmjet Evropës dhe Serbisë. Kalkulimet që tani kemi në skenë është shkak i pasojave në të ardhmen. Unë gjithmonë me kohë theksoj ato që mund të implementohen përmes hapave të ardhshëm të këtij pushteti. Ajo që është shumë e rëndësishme, dhe fatkeqësisht u tregua e vërtetë, është se Vuçiçi edhe më tej ka kontroll absolut mbi serbët në Kosovë. Serbët janë tani në një etapë të përgatitjeve, përsëri e theksoj, nuk do të doja që të dalë e vërtetë dhe nuk do të doja që kontaktet e mia që i kanë ndarë këto informata me mua ta kenë të drejtë, por ai po përgatitet që përsëri të shkaktoj një tjetër kaos.

Prandaj, unë shfrytëzoj rastin për të tërhequr vëmendjen, sepse në Serbi më është ndalur çdo lloj hapësire mediale. Unë jam politikani më i ndaluar në Serbi në histori, por duke qenë se Euronews ka kaq shumë ndjekës dhe struktura politike që e shikojnë, dhe shpresoj edhe këtë intervistën time, që ata të reagojnë me kohë dhe mos lejojnë që pasojat të jenë shumë më të mëdha sesa ata mund t’i kuptojnë. Aleksandër Vuçiç nuk ka më hapësirë për manipulime dhe i mbetet vetëm konflikti si zgjidhje,” – u shpreh Sanduloviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat