55 studentë janë përfitues të bursës nga komuniteti egjiptian, komuniteti ashkali dhe komuniteti rom, për vitin akademik 2023/2024.
Kështu ka shkruar ministri Elbert Krasniqi, i cili ka theksuar se do të ishte më mirë të kishte më shumë aplikime në mënyrë që të kishte më shumë përfitues.
“Pra 100 studentë ashtu siç ka qenë e paraparë me këtë pako qeveritare për mbështetje financiare.
Edukimi i brezave të ardhshëm mbetet prioritet i ynë për të cilin do të vazhdoj të angazhohem çdo ditë”, ka shkruar ai.