Raportohet dëmtim dhe shkrime cirilike në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut

Lajme

Raportohet dëmtim dhe shkrime cirilike në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Një person ka raportuar tek Policia e Kosovës se në shtëpinë të cilën ishin duke e ndërtuar në Mitrovicën e Veriut, ka gjetur mbishkrime në mure dhe dysheme të shkruara me shkronja cirilike.

Sipas policisë, raportuesi ka deklaruar se persona të panjohur e kishin dëmtuar pjesërisht edhe shtëpinë.

Rasti po hetohet dhe është iniciuar si:

“Nxitje, përçarje dhe mos durim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat