Një 17 vjeçare nga Shqipëria, e cila jeton në Prishtinë ka shkuar sot për një kontroll në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.
Por mosha e saj ka bërë që mjekët të lajmërojnë rastin në Polici dhe Qendrën për Punë Sociale.
Burime në Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori për të mitur, i cili ka udhëzuar që t’i bëhet një raport më të detajuar.
Policia po ashtu ka kontaktuar me të miturën, e cila ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.