Protestuesit thyejnë kordonin e policisë, hyjnë në oborrin e Qeverisë

Lajme

Protestuesit thyejnë kordonin e policisë, hyjnë në oborrin e Qeverisë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 19:37
Pamje nga protesta

Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po protestohet në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë në Kosovë.

Protestuesit kanë thyer kordonin e policisë dhe të njëjtit kanë kaluar në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit kanë shpalosur një pankartë me foton e Liridona Ademajt nën mbishkrimin “Drejtësi për Liridonën”.

Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” dhe “Vrasësit e grave në burg”, dhe duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për Liridonën” dhe “Drejtësi për gratë e vrara”, protestuesit marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në qendër të qytetit.

Ata kanë protestuar duke thënë se “vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare” dhe “poshtë patriarkati”.

Protestuesit kanë hedhur tym të zi në drejtim të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat