Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar Drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të Autoritetit britanik të Mbikëqyrjes Financiare (FCA), Ruairi O’Connell.
Siç ka njoftuar BQZ-ja “Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Dardan Fusha në këtë takim shpalosen planet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe Planit Strategjik, me fokus funksionin e ri për mbrojtjen e konsumatorit dhe praktikat e mbikëqyrjes së tregut në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare në vend”.
“Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili diskutoi mundësinë e lidhjes së një marrëveshje bashkëpunimi në krijimin e infrastrukturës ligjore dhe teknike, metodologjitë dhe qasjen e avancuar britanike, në gjithëpërfshirjen financiare, mbrojtjen e konsumatorëve, shërbimet digjitale financiare, kripto-asetet, tregjet e kapitalit dhe çështje tjera.
Po ashtu, është biseduar edhe për shkëmbimin e informative nga tregjet respektive rreth hyrjes së investitorëve potencial në treg apo performancës së tyre”, thuhet në njoftim.