Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rasim Rexhaj (1971).
Rexhaj ishte nga Jabllanica e Vogël e Pejës.
Ai ishte ushtar i UÇK-së në Brigadën 133 “Adrian Krasniqi”.
Për varrimin, opinioni do të njoftohet me kohë.