Vuçiq: Dy shtete po kërkojnë që Marrëveshja e Ohrit t’i bëhet kusht Serbisë për anëtarësimin në BE

Lajme

Vuçiq: Dy shtete po kërkojnë që Marrëveshja e Ohrit t’i bëhet kusht Serbisë për anëtarësimin në BE

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:22
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dy shtete po kërkojnë që Marrëveshja e Ohrit të bëhet kusht për Serbisë në rrugën për anëtarësim në BE, por shtoi se nuk mund të pranojë një gjë të tillë.

“Së pari, të shohim se çka do të ndodhë, sepse ata nuk mund të injorojnë diçka që kanë diskutuar me mua. Pas secilës vizitë të tyre, edhe pas Ohrit, unë dola dhe thashë qartë çka pranojmë dhe çka nuk mund të pranojmë, sepse deklarata ime është edhe qëndrim i shtetit”, tha ai.

Ai në një intervistë për NIN tha se u ka thënë deputetëve në parlamentn e Serbisë që nuk diskutohet për pranimin e Kosovës në OKB.

“I kam takuar francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët për këtë. Të gjithë e dinë”.

Ai tha se ekziston mundësia që Marrëveshja e Ohrit të bëhet pjesë e procesit të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.

“Disa nga ta e duan këtë. Nuk më takon mua të them se cilat shtete po shtyjnë fort, nuk jam i sigurt nëse e duan edhe të tjerët, kështu që do të shohim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat