Gazetari serb, Branislav Kërstiq, duke diskutuar mbi vendimin e Interpolit për Radojiçiqin ka thënë se në veri me këtë vendim nuk ndryshon asgjë.
Ai tutje tha që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq se nuk ka qenë i informuar për sulmin në Banjskë.
“Sipas burime nderkombëtare dhe atyre në Kosovë dhe Serbi, Vuçiqi nuk ka qenë i informuar në fillim që dikush është duke organizuar sulmin në Banjskë”, ka thënë gazetari Kërstiq.
Ai tutje tha që pavarësisht a është Radojiçiqi në burg apo jo situata në veri nuk ndryshon.
I pyetur nëse ka mundësi që të përseritet rasti i Banjskës, Kërstiq tha që nuk mund të përseritet një Bannjskë tjetër.