Sfida e re për Serbinë nga BE është paralajmërimi që marrëveshja e Ohrit të hyj në kapitullin 35 të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim, një vendim i tillë sipas Beogradit është mbyllje e dyerve Serbisë për anëtarësim, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.
Ditë më parë Vupup deklaroi se “për Serbinë nuk vjen në shprehje pranimi i Kosovës në OKB” dhe se për këtë ka “njoftuar gjermanët, francezët dhe italianët, të gjithë evropianët dhe amerikanët, pra e dinë të gjithë”. Po ashtu ai ka shtuar se “dy vende janë ka e shtyjnë iniciativën”, por nuk i takon të thotë cilat, ndërsa të tjerat mbetet të shihen.
Dera e mbyllur e BE-së?
Diplomatë të caktuar perëndimor thonë se për Serbinë po mbyllet dera e anëtarësimit në BE me kundërshtimin e marrëveshjes së Ohrit që do të jetë pjesë e kapitullit 35 , ndërsa lidhur me këtë kryeministri hungarez Orban deklaroi se “nëse marrëveshja e Ohrit hyn në kuadrin e bisedimeve përkundër kundërshtimit të Serbisë, Beogradi mund të llogaris në Budapestin” shkruan “Duetche Whelle”.
Po ashtu u vërejt se me këto deklarata rreth kësaj çështje dominon përshtypja e urgjencës, sepse nuk ka asnjë përparim në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, ndërsa urgjenca shpjegohet me nevojën që disa gjëra të zgjidhen para zgjedhjeve të përbërjes së re të Parlamentit Evropian të 2024.
Normalizimi i raporteve = pranimi i Kosovës
Problemi themelor kur flitet rreth kësaj teme është se Vuçiç sillet sikurse nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e Ohrit, thotë për gazet[n gjermane DW Naim Leo Beshiri drejtor i Institutit për punë evropiane.
"Nëse formalisht kjo marrëveshje bëhet pjesë e kapitullit 35, atëherë është e qartë se në ardhmen bisedimet do zhvillohen rreth modalitetit të pranimit të Kosovës nga Serbia. Nës kjo bëhet pjesë e kuadrit të bisedimeve, kjo nënkupton se edhe 5 vendet e BE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën kërkojnë që Serbia ta pranoj Kosovën. Po ashtu kjo do të thotë se nëse në fillim të bisedimeve nuk ishte e qartë se çka është normalizimi i raporteve mes Prishtinës edhe Beogradit, mendoj se tash , dhjetë vite pas kjo është e qartë si kristali“, thotë Beshiri.
Vijat e kuqe të vjetra
Kontestuese në marrëveshje është mbi të gjitha formulimi se Serbia nuk do të kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, kujton dhe tërheq vëmendjen Igor Novakoviç nga Qendra për punë she siguri ndërkombëtare.
"Mendoj se Vuçiç ka nënvizuar në mënyrë specifike hyrjen e Kosovës në OKB, përkatësisht institucionet ndërlidhëse si UNESCO- për shkak trashëgimisë kulturore e fetare serbe në Kosovë. Nëse kujtojmë vijat e kuqe, kur u arritën marrëveshjet, ishte deklarimi se vijë e kuqe është hyrja e Kosovës në OKB, kështu që qëndrimi i Serbisë nuk është i ri“, tha Novakoviç për DW.