Presidenti i Serbisë Vuçiq dhe Serbia do të ndodhen nën goditjen e ashpër nga Brukseli në javën që vjen, për shkak mosharmonizimit të politikës me BE-në, përkatësisht politikës së pavarur të Serbisë shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.
Ky konkludim vjen bazuar në shkrime të medieve se BE në Samitin e javës së ardhshme nga vendet e Ballkanit do kërkojë qartë që plotësisht të harmonizojnë politikën e vet me sanksionet kundër Rusisë.
“Në draftin e deklaratës që do miratohet në fund të Samitit, thuhet se harmonizimi i politikës me atë të BE-së është shenjë e orientimit strategjik të partnerëve, është e domosdoshme tash më shumë se asnjëherë më parë, në kohën e agresionit rus kundër Ukrainës dhe sfidave tjera të sigurisë” thuhet në raportin e Radio Evropa e Lirë, që transmetohet nga mediet opozitare në Serbi.
Që të mos ketë dilema dhe se çdo gjë është e qartë se Serbia do gjendet para sfidave të reja, dëshmon edhe raporti ku në mënyrë recidive qëndron se BE do të iniciojë masa restriktive dhe anashkalimin e tyre” thonë liderë të BE-së në deklaratën përfundimtare.
Një pjesë tjetër sfiduese edhe goditëse për Serbinë është pjesa e deklaratës përfundimtare që ka të bëjë me normalizimin e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë.
“Po ashtu pritet që palët të vazhdojnë përpjekjet për de-eskalimin e situatës në harmoni me kërkesat e BE-së dhe të përmbahen nga aksionet e njëanshme dhe pakoordinuara që mund të nxisin tensione dhe dhunë si dhe retorikës që nuk shpie në normalizim të raporteve” thuhet në raport.