Mediet serbe e quajnë “urrejtës të serbëve” dhe sulmojnë Xhemi Shej se kërkoi pranimin urgjent të Kosovës në NATO

Lajme

Mediet serbe e quajnë “urrejtës të serbëve” dhe sulmojnë Xhemi Shej se kërkoi pranimin urgjent të Kosovës në NATO

Nga: F.B Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 16:47
Xhemi Shej

Ish zëdhënësi i NATO-së gjatë kohës së bombardimit të SR Jugosllavisë Xhemi Shej ka deklaruar se “Kosova do duhej të bëhet pjesë e NATO-sl në 9 muajt e parë të vitit 2024”, gjë që nervozuar mediet serbe që e quajnë “urrejtës të serbëve”, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, kjo duhet të ndodhë ashtu që lideri i ardhshëm amerikan nuk do kishte mundësi të ndryshimit të kursit, shkruan RT Balkan.

“Serbia edhe më tutje do të ketë një fqinj të rëndë, por kapaciteti i krijimit të problemeve serioze do mbetet i kufizuar” tha Shej.

Shej citohet të ketë thënë se, bazuar në paqartësitë aktuale gjeo-politike, çështja kryesore mbetet evitimi i thellimit të krizës dhe bashkëngjitja e Kosovës strukturave euro-atlantike në pjesën e parë të vitit që vjen.

Ish zyrtari i Aleancës së NATO-së më së shumti i frikësohet fitores së Rusisë andaj tërheq vërejtjen se suksesi i Moskës mund të bëjë presedan dhe rrezik për perëndimin.

“Secila zgjidhje tjetër përveç pavarësisë së plotë të Kosovës përsëri do ndez konflikt dhe mund të sjellë situatë shumë më të rëndë se ajo aktuale, pra mund të ecim vet[m përpara, jo prapa” tha Shej.

Sipas tij është më mirë të integroj bashkësinë serbe, se të lejoj që ajo të instrumentalizohet a manipulohet nga jashtë”.

“Lufta kundër grupeve separatiste duhet të bëhet në nivel lokal qoftë në Mitrovicë apo Mariupol” tha ai.

Shtrohet pyetja nëse në krye të Amerikës vjen Tramp, a do jetë Kosova prioritet, duke parë sfidat e politikës globale “Tramp ndoshta nuk ishte personalisht i përfshirë në çështjen e Kosovës, por nuk ndaloi bashkëpunëtorët të punojnë për Prishtinën dhe nuk ndaloj pjesëmarrjen amerikane në KFOR. Mendoj se duhet të jemi të hapur në këndvështrimin potencial të tij në një mandat të dytë, por të shohim çfarë do të ndodhë” ka thënë Shej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat