Vuk Jeremiq: Hyrja e Kosovës në OKB, çon në krijimin e një Shqipërie të Madhe

Lajme

Vuk Jeremiq: Hyrja e Kosovës në OKB, çon në krijimin e një Shqipërie të Madhe

Nga: F.B. Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 11:04
Vuk Jeremiq

Kreu i Partisë Popullore Serbe Jeremiç ka vazhduar deklarimin për refuzimin e planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve, pasi ai do sjell pasoja për Serbinë dhe do të pasohet edhe me plane tjera në dëm të Serbisë, mosrefuzimi dhe hyrja e Kosovës në OKB shpie në bashkimin me Shqipërinë që nuk mund të pengohet as me votim as me veto, ka thënë ndër tjera Jeremiç në intervistën për “Danas” , transmeton “Bota Sot”.

Ai ka përmend si vijë të kuqe planin franko-gjerman dhe ka insistuar që të refuzohet ai sa më parë, pasi është shkatërrues për vendin.

Lidhur me mundësinë që pas zgjedhjeve Serbia të ndryshoj pozitën gjeo-strategjike me ndryshimet që priten në Serbi, Jeremiç tha se “Kjo varet nga rezultatet, nëse fiton përsëri pushteti aktual dhe zbatohet plani franko-gjerman që nënkupton që Kosova të bëhet anëtar e organizatave ndërkombëtare përfshirë edhe OKB, kjo shpie në krijimin e Shqipërisë së Madhe”, tha ai.

Pastaj “ato si vende të OKB mund të bashkohen pa pasur nevojë për ndonjë votim dhe pa mund të vendoset veto, vetëm informohet sekretari i përgjithshëm dhe pa pasur votim. Duke pasur pastaj e në vende fqinje ka pakica shqiptare dhe ka pretendime, mund të ketë destabilizim dhe rrezik për të gjithë rajonin dhe në konfliktet eventuale mund përfshihen edhe fuqitë e mëdha”.

Sipas partisë që ai drejton, duhet ri-definuar raportet mes Serbisë edhe BE-së dhe ndryshimit të marrëveshjes së stabilizimit dhe bashkëngjitjes, duke insistuar në kyçjen në tregun e lirë evropian .

Ndërsa lidhur me mundësinë që Kosova si Palestina të merr statusin e vëzhguesit në OKB, ai theksoi se ai jepet me shumicë vota në Asamble të OKB-së.

“Një entitet mund të merr statusin me vendim dhe kjo nuk mund të i nënshtrohet vetos në Këshillin e Sigurimit sikur në rastet tjera. Duke pasur parasysh këtë ne duhet patjetër të mbajmë mbështetjen e vendeve anëtare në Asamble për të evituar atë mundësi”, tha Jeremiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat