Dogana e Kosovës mëngjesin e së mërkurës ka nisur një aksion në disa biznese që merren me importin e fishekzjarreve.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci për RTKlive ka konfirmuar se kontrollet verifikuese janë duke u zhvilluar në pesë lokacione.
“Po kemi kontrolle verifikuese tek bizneset që merren me importin e fishekzjarreve. Kontrollet janë duke u zhvilluar në 5 lokacione”, tha Stavileci.
Ai tha se më vonë do të ketë më shumë info rreth këtij aksioni.