Agron Demi: Vetëm këta tre ministra në Qeverinë Kurti e meritojnë pozitën!

Lajme

Agron Demi: Vetëm këta tre ministra në Qeverinë Kurti e meritojnë pozitën!

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 10:15
Drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi

Drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi ka thënë se vetëm tre ministra në Qeverinë Kurti e meritojnë pozitën e tyre.

Demi ka folur me emra dhe arsye se pse Rizvanolli, Peci e Haxhiu kanë arsyetuar pozitat e tyre ministrore në Qeveri.

Demi ka lakuar edhe emrat e ministrave që sipas tij duhet shkarkuar nga detyrat.

“Në këtë qeveri, janë tre ministra/e që e meritojnë postin e tyre:

Ministrja Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli;

Ministrja e Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu;

Ministri i Bujqësisë, z.Faton Peci.
Të tre këta kanë qenë aktiv në aprovimin e legjislacionit e strategjive, inicimin e reformave në fushat e tyre, raportimin e rasteve korruptive, përmirësimin e skemave të subvencioneve, përkushtim më të madh kundër dhunës në familje, programe për efiçiencë të energjisë e energji të ripërtëritshme…
Ministrat që ish dashtë me u largu moti nga postet e tyre:

Ministri i Financave, z.Hekuran Murati;

Ministrja e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci;

Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia;

Ministrja e Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari;

Ministrja e Punëve të Jashtme, znj.Donika Gërvalla;

Ministri i Ingrastrukturës, z.Liburn Aliu.
Këta ministra kanë dështu në reformin e skemave sociale, reformat në arsim e shëndetësi, rënie rekorde e investimeve kapitale, izolim ndërkombëtar e mungesë njohjesh, kaos në regjistrimin e buzneseve e mungesë totale e komunikimit mes sektorit publik dhe privat.
Ministrat që nuk e di çfarë bëjnë dhe për punën e të cilëve nuk kam naj vlerësim:

Ministri i Kulturës, z.Hajrullah Çeku;

Ministri i Mbrojtjes, z.Ejup Maqedonci;

Ministri i Zhvillimit Rural, z.Fikrim Damka;

Ministri i Kthimit, z.Nenad Rashiç

Ministri i Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi.

Ministri i Brendshëm, z.Xhelal Sveçla.
Por me një qeveri kaq të dështuar, fajin kryesorë e mbanë Kryeministri”
shkruan Demi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat