Është shkaktuar një ortek afer qendres së skijimt i cili ka bllokuar automjetet.
Se orteku e ka bllokuar rrugën në afërsi të Qendrës së Skijimit, e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se rreth orës 21:00 nga zyrtarët Parkut Kombëtarë “Sharri”, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në afërsi të Qendrës së Skijimit në Brezovicë ka rënë një ortek i vogël bore dhe ka bllokuar rrugën.
“Menjëherë është njoftuar kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ështe duke punuar në pastrimin dhe lirimin e rrugës.”, tha Veseli.
Policia nuk ka pasur informacione lidhur me personin që dyshohet se pati një sulm kardiak nga paniku.
Ortek bore në Brezovicë, një person pëson atak kardiak
Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtimi, ka njoftuar se një person ka pësuar një arrest kardiak në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Sipas tyre, pas reshjev të pa nderprera të bores në qendren e skijimit në Brezovic është shkaktuar një ortek afer qendres së skijimt i cili ka bllokuar automjetet.
Postimi i plotë:
Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtimi ka intervenuar në qendren e skijimit në Brezovic. Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë e mundur transporti deri në autoambulancen e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes.
Pas reshjev të pa nderprera të bores në qendren e skijimit në Brezovic është shkaktuar një ortek afer qendres së skijimt i cili ka bllokuar automjetet.