Në Budva, hiqet transparenti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

Lajme

Në Budva, hiqet transparenti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Transparenti i madh, trengjyrëshi i flamurit serb me tekstin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është hequr nga pjesa në hyrje të qytetit malazez, Budva.

Siç raporton media e këtij vendi “Vijesti”, ky mbishkrim është hequr mbrëmë, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe policia komunale.

Ky medium raporton se mbishkrimi në atë mur ka qenë një transparent, e jo grafit. Prandaj, policia ka thënë se është njoftuar inspektorati komunal që ta largojë atë.

Dy ditë më parë u raportua vendosja e këtij mbishkrimi, teksa analisti malazez Lubomir Filipoviq, pati kritika për autoritetet që lejojnë mesazhe të tilla dhe të ngjashme në vend. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat