Varroset 22-vjeçari që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë, familja fal gjakun

Lajme

Varroset 22-vjeçari që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë, familja fal gjakun

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 19:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçarit Lordon Syla, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik të së shtunës në Prizren.

Pas ceremonisë së varrimit, familja Syla fali gjakun e djalit të tyre, Lordonit.

Familja më porositi, se nëse kemi diçka për të falur, veç se është e falur vetëm për hatër të Zotit”, tha hoxha pas varrimit të tij.

Në aksident mbetën të vdekur edhe Molos Delija dhe Nue Bibaj, pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishte humbur kontrollin.

Kujtojmë se dy persona të dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti tragjik ndodhen në ndalim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat