Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog është takuar me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.
Szunyog ka theksuar se në këtë takim Aliun e ka falënderuar për objektivat ambicioze të shpallura në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP28 në Dubai.
“Takova ministrin Liburn Aliu dhe e falënderova për objektivat ambicioze të shpallura dhe zotimet në COP28.
E këshilloi që t’i jep përparësi zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike”, ka shkruar ai në “X”.