Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar edhe një herë pas rezultateve të fundit të zgjedhjeve në Serbi
Përmes një postimi në X, Arifi tha se Shaip Kamberi “me bonusin e presidentit Vuçiq ka siguruar ulësen në Kuvendin e Serbisë”.
Shqiptarët në Luginë kanë garuar me dy lista të ndara në zgjedhjet parlamentare serbe.
Në zgjedhjet parlamentare 2022, Vuçiq prishi 5 herë me radhë një vendvotim deri sa i'a mundësoi Shaip Kamberit ulësen në parlament.
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) December 20, 2023
Me 13.000 vota në zgjedhjet parlamentare 2023, Shaip Kamberi nuk ka siguruar mandat të plotë, por me bonusin e Vuçiq (35%), sërish shkon në…
Shaip Kamberi e fitoi edhe një mandat si deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb.