Politikani serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq, ka thënë se serbët e Kosovës janë shfrytëzuar shumëherë nga politika serbe.
Ai tha se shfrytëzimi i tyre ka ndodhur që nga koha e Millosheviqit.
Jabllanoviq tutje pati lëvdata për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të cilin tha se ka ndikuar në integrimin e serbëve të Kosovës.
“Mendoj se në kontekst politik, serbët në Kosovë kanë qenë të margjinalizuar, në atë masë që e kemi pritur të pyeteshim nuk e kemi pasur këtë mundësi, edhe në kohën e Vuçiqit, por dhe në kohën e Milllosheviqit, serbët e Kosovës shumë shpesh janë shfrytëzuar. Vetëm në mandatin e Vuçiqit ka ndodhur një integrim serioz i serbëve në shoqërinë kosovare. Për herë të parë kishim zgjedhje lokale në vitin 2013, i cili nuk është shfrytëzuar mirë as nga serbët, as nga politika e Prishtinës”, tha ai.
Jabllanoviq u shpreh se serbët e Kosovës gjithmonë presin më shumë nga politika serbe.
“Më duhet të jem i sinqertë që ne serbët presim gjithmonë diçka më të madhe, kur marrim parasysh fakte, me këtë politikë e dimë ku qëndrojmë, është e parashikueshme, e përafron Serbinë me disa vlera evropiane, disa rezultate në terren, kemi fitu diçka, diçka kemi humbur, nëse pyesni qytetarët e rëndomtë, thonë diçka ndryshe”, tha ai.