Politikani serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk i kanë respektuar marrëveshjet e arritura.
Ai tha se dialogu në mes të dyja vendeve ka hyrë në një “qorrsokak”.
Sipas tij, “fatura” e dështimit për dialogun i shkon Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Propozimi i planit franko-gjerman, sipas tij, tregon se dialogu i udhëhequr nga Brukseli ka probleme të mëdha.
“Të dyja palët marrëveshjet e caktuara janë munduar t’i shmangin. Është fakt, kush thotë ndryshe, ka për të thënë gënjeshtra… Në marrëveshjen e Brukselit, gabimi më i madh e ka përjetuar ShBA dhe BE, sepse ata janë krijues të dialogut, ata kanë qenë ata të cilët kanë udhëhequr dialogun. Në momentin që disa shtete, Franca Gjermania, që përveç dialogut të niset me planin franko-gjerman, unë kam thënë se ata e pranojnë që dialogu është futur në qorrsokak.
Nga dialogu i Brukselit disa obligime nuk i ka kryer as Kosova, as Serbia. Serbëve u nevojitet Asociacioni. Në vitin 2013 ka qenë një realitet ndryshe siç është sot”.