Çka po ndodh? Pas kryeredaktorit, edhe drejtori gjeneral i Tëvë1 largohet nga ky televizion

Lajme

Çka po ndodh? Pas kryeredaktorit, edhe drejtori gjeneral i Tëvë1 largohet nga ky televizion

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 20:10
Tëvë1

Dukagjin Maliqi, drejtor i deritashëm i televizionit Tëvë1, ka njoftuar sonte se është larguar nga kjo pozitë.

Ditë më parë, nga ky televizion ishte larguar edhe kryeredaktori, Zijadin Gashi dhe disa redaktorë dhe gazetarë të tjerë. Dhe në mënyrë legjitime shtrohet pyetja se çka po ndodh me këtë televizion?

Postimi i plotë i Dukagjin Maliqit:

Me fundin e këtij viti, po i vjen fundi edhe bashkërrugëtimit tim me tëvë1.

Shumë i lumtur që isha prijës i një projekti medial të përmasave të tilla që nga dita e parë e planifikimit. Falë njerëzve të mirë që nuk kursyen asgjë, investimi i bërë u konvertua në një llogo të besueshme, e që u etablua shpejt në mesin e televizioneve që ishin prej vitesh në transmetim. 

Pa modesti dhe shumë krenar, e tërë kjo është arritur falë përkushtimit, profesionalizmit dhe seriozitetit që tregoi pjesa dërmuese e stafit, e përfitimi më i madh për mua ishte fakti që njoha njerëz shumë të mirë të cilëve iu jam mirënjohës dhe falënderues gjithmonë.

Pa përmend emra se janë shumë, mbështetja tek një pjesë e tyre para se të filloj transmetimi, ishte shtylla e krijimit të këtij televizioni.

Përpos si Drejtor Gjeneral, në këto dy vite sa isha edhe autor i emisionit “Këndi i Debatit”, kisha rastin të jem nikoqir i shumë mysafirëve që kaluan nëpër atë studio. Shpreh falënderimin tim ndaj tyre dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të debatit, sidomos për gatishmërinë që të jenë aty çdoherë që kërkohej.

Këtë etapë në karrierën time po e përmbylli krenar për çfarë kam arritur, ndërkaq mediumit tëvë1 që e trajtova si “fëmijën tim profesional”, i uroj vazhdimin e rrugës së drejtë, drejt sukseseve tjera.

Para vetes kam një vit të ri edhe…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat