Mediet serbe për sulmet e mundshme në veri gjatë festave të fundvitit - theksojnë dyshimet dhe shqetësimin e qytetarëve

Lajme

Mediet serbe për sulmet e mundshme në veri gjatë festave të fundvitit - theksojnë dyshimet dhe shqetësimin e qytetarëve

Nga: F.B. Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Gazeta “Pravda” me një titull fyes për shqiptarët ka njoftuar lidhur me kumtesën dhe vërejtjen e Policisë së Kosovës se gjatë festave të fund-vitit mund të ketë sulme apo incidente ne veri, duke theksuar se kjo ka sjell shqetësim tek qytetarët serb dhe mund të jetë pretekst për shtimin e forcave policore në atë pjesë, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tyre. Përmes vërejtjes dhe dyshimeve ata duan që të shtohen prania e forcave policore në atë zonë, apo edhe të bëhet ndonjë aksion, gjë që ka fut dilema, dyshime edhe shqetësim thotë gazeta.

Policia e Kosovës ka lëshuar kumtesën rreth sulmeve të mundshme në veri të Kosovës, gjatë festave që pasojnë këtyre ditëve dhe atyre të fund-vitit, duke potencuar gatishmërinë e institucioneve të sigurisë që të përballen me skenar të mundshëm, ndërkohë që njoftohet edhe rritja e gatishmërisë së këtyre institucioneve.

Sipas këtij mediumi, kjo kumtesë ka nxitur dyshime edhe shqetësim mes shumë banorëve në atë pjesë që besojnë se këto aktivitete mund të jenë mbulesë e aktiviteteve apo aksioneve të ndryshme gjatë festave.

Disa nga ata mendojnë se kjo mund të jetë vetëm si arsyetim për përforcimin përkatësisht shtimin e forcës policore në atë zonë, gjë që mund të nxit tensione të panevojshme, pas qetësisë së brisht që mbizotëron tash e disa kohë.

Gjendje e kujdesit të shtuar dhe thirrje në vigjilencë kanë bërë edhe përfaqësuesit e serbëve lokale, duke dënuar secilin aktivitet apo provokim që mundet të përdoret për tensionimin e situatës, duke theksuar rëndësinë që ka paqja edhe stabiliteti , posaçërisht në ditët e festave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat