Policia e Kosovës ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve të tyre që mos të ndalojnë në auto-udhë, nëse nuk është e domosdoshme.
Policia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar disa udhëzime se çfarë duhet të bëjnë ngasësit pas një defekti të automjetit në auto-udhë.
Më poshtë lexoni udhëzimet e Policisë:
-Kaloni në shiritin për ndalje emergjente, duke u larguara në skaj të auto-udhës
-Edhe nëse të gjithë treguesit janë aktivizuar, mbani vëmendje dikush mund të shkaktojnë aksident
-Vendosni trekëndëshin e sigurisë së paku 100 metra prapa mjetit tuaj
-Nëse dilni jashtë mjetit jeni të detyruar ta mbani veshur jelekun reflektues
-Bëhu i vëmendshëm, jeni në një zonë të rrezikshme
-Ndalohet hyrja në auto-udhë e automjetit që është duke e tërhequr mjetin në defekt
-Ndalohet lëvizja në shiritin për ndalje emergjente.