Një 34 vjeçare nga Gjakova ka vdekur sot në afërsi të një hoteli në dalje të Prishtinës.
Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Suhadoll, magjistralja Prishtinë- Lipjan.
Tashmë është bërë publik edhe identiteti i saj, ku raportohet se bëhet fjalë për Artila Kamerin.

Policia tashmë ka filluar hetimet për vdekjen e saj, ndërsa "Bota sot" ka siguruar fotografinë e saj.
34 vjeçarja ka lënë prapa një vajzë.