Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se presin presionin më të madh për çështjen e Kosovës në janar dhe shkurt.
Ai theksoi se ky do të jetë kulmi i fushatës rreth zgjedhjeve parlamentare evropiane.
Ai për TV Prva shtoi se nga ana tjetër interesi i Serbisë është Ballkani i Hapur.
“Interesi ynë është të kemi lirinë e lëvizjes dhe liria e lëvizjes nënkupton trafikun me automjetet tona për të fituar më shumë, për të pasur një ekonomi më të mirë”, tha ai.