Serbët merren me deklaratën e Aliut për bashkim me Shqipërinë – Guxhiç thotë se krijimi i “Shqipërisë së Madhe” destabilizon rajonin

Lajme

Serbët merren me deklaratën e Aliut për bashkim me Shqipërinë – Guxhiç thotë se krijimi i “Shqipërisë së Madhe” destabilizon rajonin

Më: 2 janar 2024 Në ora: 12:18
Aleksandar Guxhiç

Historiani serb Aleksandar Guxhiç ka komentuar për mediat deklaratën e paradokohshme të ministrit Aliu se Kosova është projekt i përkohshëm deri sa të bashkohet me Shqipërinë.

Sipas tij “synimi i shqiptarëve është bashkimi në Ballkan dhe kjo ishte përherë e pranishme , por ideja e tillë është e rrezikshme dhe destabilizon rajonin e Ballkanit, transmeton “Bota Sot”.

“Ky synim dhe përpjekje ka ekzistuar te shqiptarët për bashkim në Ballkan, po ideja e tillw përbën rrezik për rajonin“ ka thënë ai.

Ideja e ministrit Aliu, ka ngjallur reagime edhe tek serbët edhe tek shqiptarët, përfshirë disa ministra brenda qeverisë.

Historiani Guxhiç thekson se “tek elita politike e shqiptarëve të Kosovës, pro edhe shqiptarëve në gjithë Ballkanin, ekziston synimi për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo si e quajnë Shqipërisë natyrore".

“Platforma për zgjidhjen e çështjes shqiptare në fund të shekullit 20 dhe fillim të shekullit 21 e miratuar në tetor 1998 nga Akademia Shqiptare e Shkencave përmes rezolutës së miratuar kërkon krijimin e Shqipërisë natyrore, ku do hynin Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia perëndimore dhe pjesë nga Mali i Zi” përkujton Guxhiç.

Sipas tij në pyetje është ideja e rrezikshme që do destabilizoj rajonin, sepse as Greqia, as Maqedonia e as Serbia nuk do shikojnë heshtur krijimin e një Shqipërie të Madhe dhe minimin e kufijve të pranuar ndërkombëtarisht.

“Aktualisht në fuqi është modeli gjerman i viteve 60-të për ekzistimin e shumë shteteve shqiptare, në të vërtetë asokohe Gjermania nxori planin për ri-kompozim të Ballkanit, ku do kishte shumë shtete të tilla shqiptare. A do ndodhë bashkimi mes Kosovës edhe Shqipërisë, vështirë të thuhet, ajo që dihet me siguri, nëse kjo ndodhë do destabilizoj Ballkanin” tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat