Aktivistja dhe analistja Zana Avdiua ka thënë se kur shoqëria dëshron të ofendojë një burrë, i thotë “je bërë si grua”.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se ka edhe plot gra që e thonë vetë këtë.
Postimi i plotë:
Kur shoqnia don me ofendu një burrë, i thotë “je ba si grua- femën”.
Një burrë mundet me kanë i keq, vec kur doket si gru. Dhe cka është ma e keqja, kur plot gra e thonë edhe vet këtë.
Burri, s’ka asnjë vlerë ma shumë se gruaja. Bile, këto tiparet e burrnisë, janë turp- se simbolizojnë dhunë, shtypje, dominim, urrejtje.. etj etj. Pra, nëse një burri i thonë je ba si grua, merrne lavdate. Që do të thotë: je ba i sjellshëm, empatik, përgjegjës edhe i dashtun, që shumica e burrave nuk i kanë këto!