Stojanoviq: Sanduloviq u rrah sepse vendosi lule te varret e Jasharëve

Lajme

Stojanoviq: Sanduloviq u rrah sepse vendosi lule te varret e Jasharëve

Më: 5 janar 2024 Në ora: 12:20
Nikola Sanduloviq

Avokati serb, Çedomir Stojanoviq, ka postuar dokumentin që dëshmon akuzën ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviqit.

Stojanoviq ka deklaruar se Sanduloviqi është rrahur për shkak se postoi një video në platformën “X”, ku shihej duke vënë lule te varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe për faktin se kishte kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë.

“Këtu mund të shihni vendimin/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për të arrestuar Nikola Sanduloviqin për: ‘Postimin e tij në rrjetin social X ku vendosi lule në varret e shqiptarëve në Kosovë’”, shkroi në një postim tjetër avokati Stojanoviq. Ata po e marrin Nikolan sepse vendosi lule në varret e shqiptarëve. Është kjo një akuzë zyrtare dhe formale kundër tij. Më lejoni të përsëris: akuza zyrtare dhe formale është se ai ‘përhapi urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule në varrezat e shqiptarëve dhe kërkoi falje nga shqiptarët për krimet e kryera”, deklaroi Stojanoviq.

Po ashtu, Stojanoviq ka publikuar pamje të Sanduloviq, i cili u rrah në ndërtesën e BIA-s serbe nga data 3 deri më 4 janar 2024.

Madje sipas tij, jeta e Sanduloviqit “është në rrezik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat