Flet vajza e Sanduloviqit: E paralizuan, nuk jam e bindur nëse do të mbijetojë

Lajme

Flet vajza e Sanduloviqit: E paralizuan, nuk jam e bindur nëse do të mbijetojë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:08
Nikola Sanduloviq

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, një kritik i deklaruar i presidentit Aleksandër Vuçiq, është rrahur barbarisht në Serbi, një ditë pasi publikoi një video të homazheve të bëra mbi varrin e Adem Jasharit në Prekez.

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb, ka dhënë detaje mbi dhunën e ushtruar nga agjentët e shërbimit sekret serb (BIA).

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ajo tha se babai i saj ndodhet në gjendje kritike për jetën, në spitalin e burgut.

Sipas saj, babai i saj është i paralizuar pas dhunës së agjentëve të shërbimit sekret serb dhe nëse nuk i jepet ndihma e nevojshme mjekësore ai mund të vdesë.

“Për momentin im atë ndodhet në gjendje shumë kritike. Këtë mëngjes e transferuan në spitalin e policisë që nuk ka kushtet e duhura për të mjekuar gjendjen e tij. Ai është tërësisht i paralizuar në pjesën e djathtë të trupit. Ka thyerje dhe dëmtime në kokë dhe vetëm nëse lëviz sadopak ai humbet ndjenjat. Nëse nuk del nga spitali i burgut brenda ditës së sotme, nuk jam e bindur nëse do të mbijetojë. Dje e çuan në spitalin e burgut, por është një spital me kushte të tmerrshme. 15 policë erdhën në shtëpinë tonë për të kontrolluar dhe përcollën urdhrin se im atë duhet të shkonte në burg. Ne qëndruam 2-orë në rrugë pasi nuk mund ta lëviznim, pasi sa herë lëvizet i bie të fikët.”

“Mjekët refuzonin që ta merrnin në spitalin e burgut, pasi nëse do të shkojë aty do të vdesë. Gjatë kësaj pritjeje ai humbi ndjenjat dhe vetëm rreth orës 2:30 u bë i mundur dërgimi. Këtë mëngjes prokurori urdhëroi që ai të shkonte në spitalin e burgut”, tha ajo.

E bija e Sanduloviq theksoi se babai i saj u mor peng në një automjet nga persona civilë, pa mandat, të cilët e dhunuan për 5-orë.

Shkak për këtë sipas të bijës janë bërë nderimet që ai bëri në Prekaz si dhe falja që kërkoi për familjet shqiptare.

“Im atë u rrëmbye nga agjentë të BIA të cilët e futën në një furgon të zi dhe e dhunuan për 5 orë. Shumica e tyre nuk e fshehën fytyrën e tyre. Ata erdhën pa pasur asnjë mandat. Qeveria ka bërë një krim, ata nuk vepruan sipas ligjit, por e rrëmbyen, e kërcënuan dhe e dhunuan. Nëse im atë vdes përgjegjësia është e regjimit që është ktheyr në diktaturë. Arsyeja pse u arrestua është se i shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave shqiptare dhe vendosi lule në varrin e një vajze 14-vjeçare”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat