Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e premte
. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të theksuara, meqë vlerat e temperaturave ekstreme do të mbesin pothuajse konstante, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperendimit me shpejtësi 1-6m/s.