Meçollari: Kosova s’do të ketë emigrim masiv si Shqipëria, ja arsyet

Lajme

Meçollari: Kosova s’do të ketë emigrim masiv si Shqipëria, ja arsyet

Më: 6 janar 2024 Në ora: 21:42
Ish-Zëvendës Komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari

Ish-Zëvendës Komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe efektin që ajo do të ketë në emigracionin e popullsisë.

Meçollari theksoi se personalisht mendon se nuk do të ketë një emigrim masiv të popullsisë siç ndodhi në Shqipëri, apo siç dhe ndodh aktualisht.

Ai nënvizoi se niveli i lirive dhe situata ekonmike në Kosovë është më e mirë se në Shqipëri çka do të parandalojë një eksod masiv të rinisë.

“Nuk parashikoj se do të ketë lëvizje masive. Arsyet janë të tilla, pasi në ndryshim nga Shqipëria, ne kishim 70 vite të izoluar, ndërkohë që Kosova nuk ka 70 vite e izoluar. Kosova ka një kulturë migrimi dhe dalje jashtë edhe të mëparshme. E para presioni i brendshëm nuk është si në Shqipëri. Pavarësisht nivelit të papunësisë, presioni i brendshëm nga pikëpamja e lirive dhe nga pikëpamja ekonomike nuk është si në Shqipëri sot. Në momentin e parë do të ketë fluksin e rritjes, pasi është një kapërcim i jashtëzakonshëm nga pikëpamja e lirive individuale. Të gjithë do të shfrytëzojnë momentin të dalin, por kjo do të bjerë me kalimin e kohës”, tha Meçollari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat