“E burgosën për lulet mbi varrin e fëmijës në Prekaz” – ‘Shëprthen’ avokati i Sanduloviçit: Turp!

Lajme

“E burgosën për lulet mbi varrin e fëmijës në Prekaz” – ‘Shëprthen’ avokati i Sanduloviçit: Turp!

Më: 6 janar 2024 Në ora: 21:57
Cedomir Stojkoviç

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, një kritik i deklaruar i Presidentit Vuçiç, është rrahur barbarisht në Serbi, një ditë pasi publikoi një video të homazheve të bëra mbi varrin e Adem Jasharit në Prekez.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, avokati i Sanduloviç, Cedomir Stojkoviç, tha se politikani serb u dhunua vetëm pse vendosi lule mbi varrin e një fëmije të familjes Jashari në Prekaz.

Ai shtoi se me dhunimin barbar dhe arrestimin e Sanduloviç, çdo serb duhet të ndihet i turpëruar, pasi një veprim i tillë e nxjerr Serbinë nga lista e kombeve të civilizuara.

“Nikola Sanduloviç është në burg sepse ai shkoi te monumenti i Jasharit dhe vendosi lule në varrin e askujt tjetër por në varrin e Blerim Jasharit, e cila ishte një vajzë 7-vjeçe. Ajo u vra nga forcat e sigurisë së Serbisë dhe për këtë arsye prokuroria në Serbi vendosi të ngrejë akuza ndaj tij duke thënë se ai ka kryer një krim dhe ka nxitur fjalime urrejtjeje kundër kombit serb. Kjo ëhtë diçka e tmerrshme, kjo është dita kur çdo serb duhet të ndihet i turpëruar. Kjo është diçka e cila të nxjerr jashtë vendeve të kombeve civile. Ti nuk je më komb civil nëse dënon një person vetëm se ai ka vendosur lule në varrin e një fëmijë 7-vjeçar. Kjo është e papranueshme. Sanduloviç është në burg vetëm se vendosi lule në varrin e një fëmije 7-vjeçar.

Shumë në Serbi duan ta portretizojnë sikur ai është një terrorist vetëm se ai vendosi lule në varrin e personave që i quan terroristë”, tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat