Politikani serb për Vuçiqin: E ka njohur Kosovën, ka bërë marrëveshje me Francën e Gjermaninë

Lajme

Politikani serb për Vuçiqin: E ka njohur Kosovën, ka bërë marrëveshje me Francën e Gjermaninë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 09:55
Ish-kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq 

Ish-kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq akuzon presidentin aktual Aleksandër Vuçiç se ka tradhtuar interesat e Serbisë në lidhje me Kosovën, duke e njohur atë si shtet nën presionin e Perëndimit.

Ai thotë se Vuçiq ka bërë një marrëveshje me Francën dhe Gjermaninë për të zgjidhur çështjen e Kosovës në këmbim të përfitimeve personale dhe politike.

Vuçiq është një mashtrues i madh, i cili pretendoj se mbroj Serbinë dhe identitetin e saj, por në fakt i ka dorëzuar Kosovës të gjitha të drejtat dhe simbolet e saj. Ai ka lejuar që Kosova të ketë targat e saj në Serbi, ndërsa serbët në Kosovë duhet të heqin ato. Ai u nënshtrohet të gjithëve, dhe ata e tolerojnë atë për sa kohë që ai vjedh në zgjedhje, në investime dhe në çdo fushë tjetër, por i ka dhënë Kosovës atë që kërkon”, ka deklaruar ish-kryeministri, i cili qeverisi Serbinë nga viti 2003 deri në vitin 2004.

Ish-kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq akuzon presidentin aktual Aleksandar Vuçiq se ka tradhtuar interesat e Serbisë në lidhje me Kosovën, duke e njohur atë si shtet nën presionin e Perëndimit. Ai thotë se Vuçiq ka bërë një marrëveshje me Francën dhe Gjermaninë për të zgjidhur çështjen e Kosovës në këmbim të përfitimeve personale dhe politike.

Vuçiq është një mashtrues i madh, i cili pretendoj se mbroj Serbinë dhe identitetin e saj, por në fakt i ka dorëzuar Kosovës të gjitha të drejtat dhe simbolet e saj. Ai ka lejuar që Kosova të ketë targat e saj në Serbi, ndërsa serbët në Kosovë duhet të heqin ato. Ai u nënshtrohet të gjithëve, dhe ata e tolerojnë atë për sa kohë që ai vjedh në zgjedhje, në investime dhe në çdo fushë tjetër, por i ka dhënë Kosovës atë që kërkon”, ka deklaruar ish-kryeministri, i cili qeverisi Serbinë nga viti 2003 deri në vitin 2004.

Zhivkoviq shton se Vuçiq e ka pranuar Kosovën si shtet që nga viti 2013, por ai gënjen veten dhe popullin se ai nuk e ka bërë këtë.

“Lista e tij serbe ka marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë për dhjetë vjet me radhë, deputetët e tij kanë zënë vend në parlamentin dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe kanë marrë pjesë në inaugurime dhe ceremoni ku është kënduar ose dëgjuar himni i Republikës së Kosovës”, tha Zhivkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat