Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës - kushtëzimet e vjetra dhe pritjet e reja

Lajme

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës - kushtëzimet e vjetra dhe pritjet e reja

Nga: F. B. Më: 8 janar 2024 Në ora: 11:00
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Fuqitë e mëdha evropiane në thelb të pranohet pavarësia e Kosovës ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiç, ndërsa presionet e para priten gjatë këtij muaji, para së gjithave plotësimin e kapitullit 35 me marrëveshjen e Ohrit, ndërsa Prishtina pret që me kryesimin e BE nga Belgjika, ndonëse dinamiken e angazhimit diktohet edhe nga zgjedhjet e qershorit, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Kryeministri belg vjen në krye të Këshillit Evropian në moment kyç pasi në qershor mbahen zgjedhjet për parlamentin evropian, kjo do të thotë se do ketë përbërja e re e parlamentit. Ata përcjellin dialogun dhe kryesuesi mund të ketë ndikim në rrjedha, edhe pse bisedimet zhvillohen mes Lajçakut e Borellit me këshilltarët nga Berlini dhe Parisi.

Stefan Surliç Docent u Fakultetit të Shkencave Politike thotë se perëndimi ka udhërrëfyesin e rrugës që duan të realizojnë dhe nëse do ketë përparim kjo do jetë nga kryesimi nga Belgjika.

"Në thelb kjo do të jetë presion vendimtar i vendeve kryesuese të BE-së për të arritur rezultat në mbajtjen e nivelit evropian. Por zgjedhjet nuk largojnë kërkesat dhe kushtëzimet për palët posaçërisht në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit” tha Surliç.

Kjo me masat e vendosjes në kapitullin 35 dhe bisedimet mes Serbisë dhe BE-së.

"Duhet të përkujtojmë se mbledhja e Këshillit Evropian dhe afatizimi se deri në fund janarit marrëveshja e Ohrit do plotësoj kapitullin 35 për njohjen de fakto të Kosovës si pjesë të marrëveshjes së Ohrit. Tash jy afat po afrohet, kështi që do jetë test, zgjedhjet tek ne kaluan, fitoi partia në pushtet që ka qëndrim se nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës” ka thënë Zoran Milivojeviç.

Edhe Brukseli është në test pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në 27 vendet evropiane "Por kjo nuk ndodhi për poseduesit e pasaportave të qytetarëve serbe të lëshuara në Kosovë dhe liberalizimi për ta mund të bëhet në ardhmen, pasi dialogu duhet të zgjidh problemet e qytetarëve të zakonshme” thotë Dragan Mijaçoç nga Konventa Kombëtare.

Çka pret Brukseli nga palët

Zgjidhja e çështjes së targave, energjetikës dhe hapat tjerë janë ajo që Brukseli pret nga Beogradi dhe Prishtina.

"Mendoj se topi gjendet tek Prishtina, që duhet të shpall zgjedhjet në komunat në veri, për të mundësuar pushtetin lokal nga qytetarët dhe të punoj në finalizimin e draftit të statutit të asociacionit të komunave që të jetë i pranuar edhe nga bashkësia serbe, por para Beogradit qëndron kërkesa për njohje të gjitha dokumenteve nga Prishtina dhe kushti më i rëndë mos pengimi që Kosova rë anëtarësohet në organizata ndërkombëtare", tha Surliç.

Krahas zgjedhjeve evropiane, në nëntor ka zgjedhje edhe amerikan për president, të cilat do kenë ndikim të madhe edhe në rrjedhën e mëtejme të dialogut.

"Kështu që renditja e ngjarjeve në 6 muajt e ardhshëm e mbi të gjitha në nëntor, do të përcaktojnë  rrjedhën e ngjarjeve. Nëse palët konsiderojnë se konfrontimi është më i dobishëm se qetësimi do ketë ngjarje të pakëndshme si kishte gjatë verës që shkoi. Nuk është lehtë përcaktimi, ne duam paqen, por situata është komplekse dhe nuk mund të thuhet me siguri se do vij paqja në atë hapësira në gjashtë muajt që vijnë” tha Mijaçiç.

Në fund të tetorit Vuçiç edhe Kurti herën e fundit u takuan në Bruksel, në takime të ndame me liderët e BE-së dhe ata nga Gjermania, Franca e Italia, që nuk rezultuan me sukses, a do përsëritet Brukseli dhe takimet – tash për tash nuk ka njoftime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat