​Krasniqi: Nga 22 dhjetori ka filluar rrjedhja e afatit të peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Lajme

​Krasniqi: Nga 22 dhjetori ka filluar rrjedhja e afatit të peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se që nga data 22 dhjetor, ka filluar rrjedhja e afatit të peticioneve për shkarkimin e kryetarëve, në tri prej Komunave në veri të vendit.

Krasniqi:Nga 22 dhjetori ka filluar rrjedhja e afatit të peticioneve për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri

“Tashmë kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit të cilët janë autorizuar për të mbledhur nënshkrimet. Nga informacionet që kemi nga kryesuesit e kuvendeve, të komunës të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, me datën 22 dhjetor janë takuar me qytetarë të cilët kanë iniciuar këtë Proces dhe janë autorizuar si palët dhe nga data 22 fillon rrjedhja e afatit. Ndërsa për komunën e Zveçanit kemi një situatë tjetër, pasi kryesuesja e Kuvendit s’e ka procesuar tek KQZ-ja kërkesën e qytetarëve, por siç është paraparë me udhëzim administrative. Qytetarët pastaj u janë drejtuar MAPL-së dhe KQZ-së dhe kanë pranuar numrin e trupës votuesve në Zveçan dhe 20% e duhur për të mbledhur nënshkrimet dhe për të procesuar me pjesën tjetër të udhëzimit administrativ”, tha Krasniqi.

I pyetur nga gazetarët për takimin e zhvilluar dje nga kjo Ministri me diplomatë të QUINT-it dhe ata të BE-së, Krasniqi tha se i kanë njoftuar për procesin dhe zhvillimet që janë duke ndodhur.

I njëjti ka ritheksuar se masat e vendosura nga BE vazhdojnë të jenë të padrejta.

Krasniqi: Masat vazhdojnë të jenë të padrejta sikurse sot edhe atë ditë që janë vendosur ndaj Kosovës

“Udhëzimi administrativ parasheh secilën situatë, edhe kur kryesuesi i kuvendit nuk e përmbush obligimin e tij dhe pastaj janë institucionet e tjera të cilat sigurojnë që dokumentacioni të cilin tashmë është publik është në dispozicion. Mund të garantoj se të gjithë grupet kanë këtë dokumentacion dhe autorizimet e nevojshme që të fillojnë në implementimin e të drejtës së tyre. Kosova vazhdimisht ka qenë palë konstruktive, dhe vet udhëzimi administrativ ka qenë argumenti kryesor që tregon se ne jemi palë konstruktive. Masat vazhdojnë të jenë të padrejta sikurse sot edhe atë ditë që janë vendos ndaj Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërkaq, i pyetur sa i përket akuzave të opozitës se vendimi i Serbisë për njohën e targave në Kosovë vjen pas një gatishmërie të Qeverisë për themelimin e Asociacionit, Krasniqi ka thënë se kritikat e opozitës janë të pa baza.

Krasniqi: Sot është një realitet që në Kosovë nuk ka targa ilegale të mëhershme që kanë qenë

“Opozita kritikon vend e pa vend, këtë punë e ka. Vendimi për targat është lajm i mirë, sot është një realitet që në Kosovë nuk ka targa ilegale të mëhershme që kanë qenë. Vendimi i qeverisë për këtë ka qenë në përpjekje e saj për të ulë presionin ndërkombëtar për situatën e zgjedhjeve dhe parregullsive me zgjedhjet e fundit në Serbi. Qëndrimi për Asociacionin tashmë është i njohur, Kosovës nuk i duhen instrumente të cilat janë një-etnike dhe të cilat janë instrumente shtesë për shantazhin e institucioneve na duhen instrumente gjithëpërfshirëse në frymën e Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat