Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër 27 të pandehurve për veprën penale kontrabandim i migrantëve.
Bëhet fjalë kryesisht për shtetas sirianë.
Në njoftim thuhet se personat e pandehur janë me inicialet M.A, A.A, M.S, A.H, L.H, M.A, L.U, SH.M, A.K, F.S, L.S, A.S, B.A, E.A, U.E, B.G, F.G, N.B, Q.S, N.T, G.K, B.U, E.B, B.B, F.I, A.I, dhe L.Z.
Të pandehurit në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim në mes vete, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, kryesisht shtetasve sirianë, ku u është mundësuar më shumë se 700 personave kalimi nga Shqipëria përmes Kosovës dhe kalimin e tyre në Serbi, e që për qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane.