Vdes një grua serbe në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Lajme

Vdes një grua serbe në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 18:11
Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë.

Në ambientet e kësaj shtëpie u vendos në vitin 2021.

Por të martën ishte dita e fundit e Milica Tafollit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Kjo pasi 84 vjeçarja me nacionalitet serbe vdiq në dhomën e saj.

E vdekja e Tafollit u konstatua nga ekipi mjekësor.

Në konstatimin e mjekut të siguruar nga tëvë1 thuhet se e moshuara ndërroi jetë në orën 18:29.

Urim Seferi, Shefi i Shërbimit Social në Shtëpinë e të Moshuarve thotë se vdekja e Tafollit është natyrale.

“Pasi e kemi marrë informatën nga infermierët kujdestarë që Milica Tafolli ka ndërruar jetë, për shkak të procedurave edhe pse urgjenca e qytetit ka ardhë ka bo konstatimin e vdekjes, në bazë të konstatimit vdekja është natyrale. Për shkak të procedurave ne kemi dalë në punë dhe kemi ftu organet e rendit”, ka thënë Seferi.

Kurse nga Policia e Kosovës thonë se rasti është në hetime.

Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Rasti në hetime”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Për këtë rast, media kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Nga ky institucion u bë e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat