Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin serb, ja për çka u dakorduan

Lajme

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin serb, ja për çka u dakorduan

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:46
Foto nga takimi

Sot, komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO/KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd.

Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë.

“Gjeneralmajor Ulutas ripohoi se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Ky është çelësi për stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat