Shërbimi Korrektues i Kosovës, sot do të mbajë ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së 70 kandidatëve për zyrtarë korrektues të rinj të gjeneratës së 44-të, të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë:
Ministrja e Drejtësisë, Albulena HAXHIU, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail DIBRANI dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së.
Ceremonia mbahet në objektin e ish- Pallatit të Shtypit, “Rilindja”, në Prishtinë.