Dyshohet se tentuan të fusin në Kosovë mbi 85 mijë euro false, Gjykata lë në paraburgim grupin kriminal

Lajme

Dyshohet se tentuan të fusin në Kosovë mbi 85 mijë euro false, Gjykata lë në paraburgim grupin kriminal

Më: 12 janar 2024 Në ora: 09:55
Ata dyshohet se kanë siguruar para të gatshme të falsifikuara në Maqedoninë e Veriut dhe të njëjtat kanë tentuar t’i fusin në tregun e Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj grupit kriminal që dyshohet se merreshin me para false.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim që Sherif Ajrullovksi, Ali Ajrullovski dhe Benjamin Ajrullovski – vëllezër nga Maqedonia e Veriut – si dhe Hajredin Dernjani, Setki Ramuka, Muhamet Krasniqi nga Hani i Elezit, të mbesin në paraburgim edhe për dy muaj.

Ata dyshohet se me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, kanë siguruar para të gatshme të falsifikuara në Maqedoninë e Veriut dhe të njëjtat kanë tentuar t’i fusin në tregun e Kosovës.

Të dyshuarit u arrestuan pas një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, pasi u kapën në flagrancë me disa thasë me para të gatshme të falsifikuara në vlerë të mbi 85 mijë eurove.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat