Departamenti i Shtetit ka miratuar lejimin e shitjes së 246 raketave kundër tankse të tipit “Javelin” në vlerën 75 milionë dollarë.
Bartës i punës në dorëzimin e tyre do të jetë kompania “Javelin Joint Venture, që e përbëjnë kompanitë "Lokid Martin dhe “Rejteon misajls i difens" (Raytheon Missiles and Defense).
Këtë e kishte paralajmëruar ambasadori amerikan Hill në takim me Vuçiq, gjë që sipas medieve e kishte zhgënjyer shumë presidentin serb dhe Serbinë.
Ndërsa Vuçiq kishte deklaruar se Serbia dp sillet me përgjegjësi dhe do angazhohet në ruajtjen e paqes edhe stabilitetit në rajon, duke vazhduar forcimin e raporteve serbp-amerikane.
Mediet serbe kanë “gjetur” një kongresmene amerikane nga grupi mbështetës i serbëve që ka kritikuar veprimin e Departamentit të Shtetit , është fjalëa për Klaudia Ten që e vlerësoi “të gabuar edhe rrezikshëm dhe nxitëse” vendimin për lejimin e shitjes së raketave Kosovës.
"Vendimi i Departamentit që të i dërgohen Kosovës raketa ‘Javelin’ është jashtëzakonisht nxitëse, posaçërisht në kohën e tensioneve në Ballkan”, ka shkruar Ten në rrjetin social X .
"Ky vendim vetëm sa hedh vaj në zjarr dhe ngrit gjasat për shpërthim të konfliktit të ri”, tha ajo.
Me këtë vendim Prishtina po shpërblehet përderisa vazhdon të injoroi obligimet ndërkombëtare, si janë marrëveshjet me ndërmjetësim të Brukselit që nga viti 2013, shkruan RTS.