Çedomir Stojkoviq, avokati i Nikola Sanduloviq, politikanit serb që u torturua e më pas u la në paraburgim pasi postoi një foto duke vendosur lule tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, paralajmëron se do të marrë masa nëse klienti i tij nuk lirohet sot.
Ai është shprehur se nëse klienti i tij, Sanduloviq nuk lirohet deri sot pasdite, ai do t’i çojë gjërat në një nivel tjetër.
“Sanduloviq ndodhet ende në paraburgim vetëm se ka vendosur lule mbi varrin e një vajze shqiptare. Vendimi vandalist i gjykatës në Serbi. Nëse ai nuk lirohet deri sot pasdite, ne do t’i çojmë gjërat në një nivel tjetër”, ka paralajmëruar avokati.
Nikolla Sandulloviq dyshohet se është torturuar nga agjencia serbe e inteligjencës, BIA.