Vuçiqi do i ankohet zyrtarit amerikan O’Brajen rreth ndalimit të paralajmëruar të pagesave me dinarin serb në Kosovë

Lajme

Vuçiqi do i ankohet zyrtarit amerikan O’Brajen rreth ndalimit të paralajmëruar të pagesave me dinarin serb në Kosovë

Nga: F. B. Më: 16 janar 2024 Në ora: 19:42
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar nga Davosi se në takimin që do zhvilloj sonte me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, O’Brajen do bisedoj rreth kërcënimit të Prishtinës për anulimin e pagesave dhe ndalimit të përdorimit të dinarit, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai theksoi se po e shqetësojnë zërat nga Prishtina se do ndalohen pagesat dhe qarkullimet me dinarë dhe për këtë çështje do bisedoj edhe me O’Brajen.

“Tash nisin takimet e njëmendta për gjithë atë që presim të ndodhë për shkak kërcënimeve të Prishtinës ndaj banorëve serb. Unë e kam detyrë kujdesin ndaj serbëve dhe paqen në rajon. Kemi marr njoftim nga Prishtina se po shqyrtohet ndalesa e pagesave dhe qarkullimit të dinarit dhe ndalimi i tij në Kosovë. Kjo jo që na shqetëson por sjell në pyetje procesin e normalizimit dhe dialogun”, ka thënë ai për gazetarë.

Ai nënvizoi se tema bosht e bisedës me ndihmës sekretarin amerikan të ShBA-ve O’Brajen do jetë kjo çështje. Po ashtu do bisedojmë edhe rreth armatosjes dhe nëse kjo bëhet sipas drejtës ndërkombëtare ose jo.

Me rëndësi që me ShBA të arrijmë shkallë të lartë të mirëkuptimit, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat