Mërgimtari nga Londra i cili jeton tash e 22 vite në Angli, ka folur lidhur me largimin e qytetarëve nga Kosova.
Ai është shprehur se më mirë janë 500 euro në Kosovë sesa 2.000 euro jashtë vendit.
I pyetur se pse nuk po kthehet në Kosovë, mërgimtari arsyetohet me faktin se jashtë ka familjen, por që për pushime më shumë vjen në Kosovë sesa në vende të tjera.
Tutje ai thotë se Kosova ka ndryshuar shumë, duke theksuar se po mungon respekti e që sipas tij lidhet drejtpërdrejt me aspektin financiar.