Presidenti i Serbisë Vuçiç ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto së bashku me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit Xhems O’Brajen duke shëtitur rrugëve në Davos në orët e mbrëmjes . Ku ka njoftuar se kemi “biseduar për Prishtinën (ashtu ai i referohet vazhdimisht Kosovës për të shmangur emërtimin e saj), të ardhmes së Serbisë dhe për raportet serbo-amerikane”, ka shkruar ai, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.
Foto i përket orëve të fundit dhe shëtitjes së bashku me zyrtarin amerikan, duke potencuar se sheh mundësi të mëdha për ndërtim besimi , bashkëpunim dhe të raporteve akoma më të mira.
Por Vuçiç nuk njoftoi thuajse asgjë (së paku në publikimin që pati për opinionin serb ku premtoi) se do bisedonte edhe rreth anulimit të qarkullimit të pagesave me dinar dhe dinarit në përgjithësi në Kosovë, po vetëm përmendi raportet dhe Prishtinën (si i referohet vazhdimisht ai Kosovës).
Në Instagram ai shkroi:
“Shëtitje e vonë e mbrëmjes në rrugët e Davosit së bashku me zyrtarin amerikan Xhems O’Brajen. Patëm bisedë shumë të rëndësishme rreth të ardhmes së Serbisë, raporteve me Prishtinën (kuptoje Kosovën) dhe përmirësimin e raporteve amerikano-serbe. Për Serbinë është shumë me rëndësi dhe besoj shumë e mundshme që me ShBA të ndërtojmë besim më të madh dhe bashkëpunim në të ardhmen” ka shkruar Vuçiç.