Nesër në ora 15:00 Avokati serb Cedomir Stojkoviq do të vendos lule në varrin e Blerima Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Kosovë, ashtu siç bëri Nikolla Sanduloviq.
Ky është njoftimi që ai ka dhënë në platformën X.
Veprimi i avokatit vjen pasi Sanduloviq u rrah dhe u arrestua për këtë veprim.
📢U četvrtak, 18. januara, u 15.00 časova, položiću cveće na grob Blerime Jašari, sedmogodišnje ubijene devojčice na Kosovu, isto onako kako je to učinio Nikola Sandulović @Sandulovic_N koji je zbog toga prebijen i uhaopšen, a potom ću doći u Beograd da se predam vlastima!… https://t.co/MJJgEvbKjT pic.twitter.com/eFBoK4NIjq
— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 16, 2024
“…dhe pastaj do të vij në Beograd të dorëzohem tek autoritetet! Në këtë mënyrë i sfidoj autoritetet që të më arrestojnë më pas (dhe të më rrahin nëse duan) dhe të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri antihisist, antievropian, anti-civilizimi dhe vandal, sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptare dënohen me rrahje dhe me burg! Nëse më arrestojnë, të premtoj: Do ta bëj përsëri!”, ka shkruar Stojkoviq.
Sipas tij vetëm Serbia guxoi të arrestonte dhe të rrihte një burrë se ai vendosi lule mbi varrin e një fëmije shqiptar
“Serbia të enjten do ta ketë edhe një “kriminel” si Nikolla Sandulovuqi, që vendos lule mbi varret e fëmijëve – mua – pra, t’ju shoh o mangupa, çfarë do të vendosni. Ju zgjodhët të heshtni për Nikolla Sanduloviçin “sepse nuk ju pëlqen. Më lejoni të shoh çfarë justifikimi do të keni për mua”.