Ish kryeministri i Serbisë dhe nënkryetar i qeverisë së Jugosllavisë Nikola Shainoviç dhe koloneli në pension Veselin Shljivpanin kanë theksuar se “armatosja me sistemin kundërtank ‘Javelin’ është më shumë se ndihmë ushtarake- ndërsa emri ‘Shtiza” tregon vetë rëndësinë e saj”, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.
“Së pari kemi Kurtin që bënë problem pas problemi, me gjasë sipas ndonjë plani, ndodkun ka ndonjë plan sipas të cilit vepron dhe ashpërson situatën hap pas hapi. Po flitet për mundësi të zgjedhjeve në veri, po shihet çfarë dëmi shkaktuan kryetarët jo legjitim. Kështu edhe kur zgjidhen kryetarët e rinj, do ju duhet kohë të kthejnë gjërat si ishin. Tash vendimi për pajisje me armë të gjata të patrullave” tha Shainoviç.
“Amerika dëshiron që të shes armë kundërtank raketat ‘Javelin’, që janë më shumë se gjest politik, Ato janë armatim por edhe gjest politik e emërtimi i saj është shtiza. Kështu që kanë emërtim të keq. Tash kërcënimi me largimin e sistemit të pagesave me dinar, që direkt prek serbët që marrin pagat me dinar dhe prekin institucionet e Serbisë në Kosovë, arsimin, shëndetësinë, ky është sulm frontal në nivel të ri” tha ai.
“Kemi pasur shumë probleme, në jetën e përditshme, financim, paga, pensione, sigurime, mbrojtje sociale dhe kanë funksionuar, po tash ky është kërcënim i hapur, që munde të komplikoj ndjeshëm jetën e qytetarëve tanë atje dhe ndërprerje të bisedimeve” tha Shainoviç.
Ndërsa koloneli në pension Shljivçanin deklaroi se presionet ndaj Serbisë vetë sa do intensifikohen e rriten.
“Kjo është vepër e menduar kundër Serbisë dhe popullit serb dhe njerëzve të ndershëm që jetojnë atje. Ne kemi kaluar në shumë tortura dhe parregullsi, na kanë gjykua, na kanë hedh, e janë ndihmua edhe nga njerëz tanë, por këto që bëhen janë të menduara mirë” tha ai.
“Kurti është i vetmi që zbaton diçka të tillë, nërsa presionet vazhdimisht do rriten, e shihni si shkojnë me masa, shkallë-shkallë dhe gjithëmon me presione ndaj Serbisë”.